Punonjësit policorë të SPB Tetovë, mbrëmë nga ora 22:00 deri 02:00 e datës, kanë kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet.

Nga SPB Tetovë informojnë se mbrëmë janë vendosur gjithsej 96 gjoba (TE-66 dhe GV-30).

Nga këto, 41 masa (TE-23 dhe GV-18) iu referuan tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Midis tyre, 6 drejtues mjetesh (TE-4 dhe GV-2) kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë”.

“Në aksion gjithashtu u zbuluan dhe sanksionuan 55 tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara (TE-43, GV-12), si dhe u sanksionuan 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-10 dhe GV-2). SPB Tetovë apelon nga drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë sinjalistikën valide në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, si dhe në rrugët rajonale dhe lokale dhe në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post SPB Tetovë me aksion, 96 gjoba për tejkalim të shpejtësisë vetëm mbrëmë appeared first on Telegrafi.