SPB Tetovë konfirmon se dje në vendkalimin kufitar Jazhincë është ndaluar një 47-vjeçar shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli i Serbisë.
“Më datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin B.R(47) nga Kosova, për arsye se gjatë kontrollit të dokumentit të udhëtimit ka evidentuar në masën “Arresto” në bazë të kërkesës së Interpolit të Serbisë.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
The post SPB Tetovë konfirmon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, është arrestuar në vendkalimin kufitarë Jazhincë appeared first on Telegrafi.
Advertisement