Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se në nëntë muajt e këtij viti në rajonin e tyre janë evidentuar dhe zbardhur gjithsej 197 vepra penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, edhe atë 111 në Tetovë dhe 86 në Gostivar, të cilat janë të dënueshme sipas nenit 206 të Kodit Penal dhe për të cilat parashikohet gjobë ose
burgim deri në një vit.
Nga SPB Tetovë thonë se gjithashtu në këtë periudhë janë regjistruar 35 vepra penale (TE) “transmetim i sëmundjes ngjitëse”, për të cilat sipas nenit 205 të Kodit Penal me të cilin parashihet gjobë ose me dënim me burg deri në tre vite.
“Këto vepra penale janë rrumbullaksuar me 230 kallëzime penale (TE-145 dhe GV-85) ndaj 308 autorëve (TE-211 dhe GV-97). Në periudhën në fjalë për mos respektimin e masës së qeverisë, gjegjësisht vendimit për parandalimin e përhapjes së COVID-19 me mbrojtje të detyrueshme të fytyrës, janë përgatitur gjithsej 13.289 parashtresa (TE-7733 dhe GV-5556)”, thonë nga SPB Tetovë.
The post SPB Tetovë: Janë kryer 197 vepra penale për shkelje të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë appeared first on Telegrafi.