Policia e Tetovës njofton se gjatë protestës së sotme në qytet dhe në Reçicë të vogël ka policë të plagosur, si dhe persona të ndaluar në mesin e protestuesve.
“Efektivët e policisë të SPB Tetovë arrestuan dy persona, një 52-vjeçar nga Tetova dhe një 31-vjeçar nga Kërçova, për shkak të përfshirjes së tyre në protestën e sotme. Katër policë u plagosën lehtë”, njofton zëdhënësi Marjan Josifoski.
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, të cilat do të pasohen me parashtresa përkatëse.
The post SPB Tetovë: Janë arrestuar dy persona nga protesta e sotme, katër policë janë lënduar appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";