Nga SPB Tetovë njoftojnë se dje kanë shqiptuar 36 gjoba për parakalim të palejueshëm.
“Gjatë ditës së djeshme (12 shkurt), Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë zhvilloi kontrolle të intensifikuar për të gjobitur shkeljet e bëra nga shoferët për parakalim, me çka u morën 36 masa, nga të cilat 11 në Tetovë dhe 25 në zonën e Gostivarit. Parashtresat e duhura janë përgatitur për të gjithë shkelësit dhe ata do të përballen me gjobat e parashikuara ligjërisht2, thonë nga SPB Tetovë.
Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht për rrugë më të sigurta./Telegrafi/
The post SPB-Tetovë: Gjobiten 36 shoferë për parakalim të paligjshëm appeared first on Telegrafi.