SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një automjet i cili po kryente transport publik pa poseduar dokumentet e nevojshme.

“Me datë 02.04.2024, në periudhën nga ora 11.00 deri në 13.00, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transportin publik pa liçencë.

Kështu që gjatë kontrollit, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë ndaluar një automjet “Ford transit” me shenja të regjistrit të Tetovës, e drejtuar nga M.S.(64) nga fshati Gjurgjevisht, i cili kryente transportin publik të pasagjerëve pa dokumentacionin të duhur.

Kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 284 të Kodit Penal”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post SPB-Tetovë: Është ndaluar një automjet i cili kryente transport publik pa pasur dokumente appeared first on Telegrafi.