Policia e ka privuar nga liria pronarin e një objekti hotelierik në Negotinë të Gostivarit. Objekti i tij ka qenë i hapur edhe krahas kufizimit të orarit të punës dhe në të ka pasur mysafirë dhe muzikantë.
Sipas SPB Tetovë në kontrollin e nëpunësve policorë nga SPB Gostivar, që është bërë në periudhën nga ora 21:40 deri në orën 23 në objekt, që ndodhet pranë autostradës Gostivar – Tetovë janë hasur njëzetë mysafirë dhe 11 femra të moshës prej 19 deri në 32 vjeç. Shtatë prej tyre kanë qenë shtetas të Maqedonisë ndërsa katër me shtetësi shqiptare. Pas kontrollit, pronari S.T. (20) dhe shtetaset e huaja janë ndaluar në stacionin policor.
Personat e shoqëruar në polici dyshohen se e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe në vend kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Pronarit pas privimit nga liria do t’i shtrohet padi penale për mosveprim sipas rregullave me të cilat caktohen masa në kohë epidemie neni 206.
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHP) pas kontrollit sollën vendim për mbylljen e objektit në kohë të caktuar.
The post SPB-Tetovë: Arrestohet pronari i një lokali, ka punuar pas kohës së lejuar appeared first on Telegrafi.