Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se brenda 12 orëve ka arritur të gjej veturën e 60-vjeçarit S.Z. nga Tetova, të cilën ai e kishte raportuar si të vjedhur.

“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë (09-tetor) rreth orës 21:00 në rrugën “145” në Tetovë, pasi kanë ndërmarrë masat dhe aktivitete, kanë gjetur mjetin ngarkues “Citroen Berlingo” me targa të Tetovës, në pronësi të 60-vjeçarit S.Z nga Tetova, i cili në ora 09.00 e kishte raportuar si të vjedhur nga oborri i tij para shtëpisë në rrugën ‘Hekurishtja’ në Tetovë”.

“Menjëherë pas kësaj, automjeti i është kthyer pronarit”, thonë nga SPB Tetovë.

The post SPB Tetovë: 60-vjeçari e raportoi makinën si të vjedhur, policia ia gjeti brenda 12 orëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";