Nga ora 07:00 e premte deri në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm, SPB-Tetovë ka regjistruar 12 raste të mosrespektimit të masës për lëvizje të kufizuar në rajonin e gjerë të Tetovës. Të gjithë u arrestuan në stacionin policorë ku u dhanë kallëzime penale për kryerjen e veprës penale “mos veprimit në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.

“Nga 12 personat që nuk respektuan orën policore, është një person mbi 65 vjeç dhe një i mitur. Personat janë kapur në qytetin e Tetovës, si dhe në Jegunoc dhe Strimnicë”, informoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifoski.

52 persona kanë marrë vendime të reja për izolim, ndërsa gjithsej 44 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Në 24 orët e kaluara janë shqiptuar dy gjoba për mos mbajtjen e maskës ​​mbrojtëse./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post SPB-Tetovë: 12 persona kanë shkelur orën policore appeared first on Telegrafi.