SPB Kumanovë: 78 vjeçarja mashtrohet nga një person, i merren 2.000 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 78-vjeçare nga Kumanova ka rënë pre e mashtrimit aktual me “aksidente në komunikacion”, me ç’rast asaj i janë marrë dy mijë euro.

“Dje në ora 16:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë, një grua 78-vjeçare nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 eurosh. Sipas kallëzimit, personi e ka telefonuar në telefon dhe duke u paraqitur si punonjëse policie i ka njoftuar se djali dhe nusja e saj kanë shkaktuar një aksident trafiku ku kanë goditur një fëmijë të mitur dhe se ajo do të duhet të paguajë një shumë të caktuar parash për të shmangur ndjekjen penale. Siç u raportua, ajo i la paratë në vendin e rënë dakord, por më vonë kuptoi se ishte mashtruar”, thonë nga SPB Kumanovë.

SPB Kumanovë njofton se edhe gjatë ditës së djeshme janë regjistruar pesë tentativa për mashtrim me aksidente trafiku të rrejshme në rajonin e Kumanovës dhe një në rajonin e Kratovës.

The post SPB Kumanovë: 78 vjeçarja mashtrohet nga një person, i merren 2.000 euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy