13 kallëzime penale janë paraqitur nga Sektori për Punë të Brendshme – Gostivar, kundër personave: B.A (35) nga Shkupi, i dënuar në burgun e Idrizovës, R.M (37), B.M (32) dhe Sh.Sh (36), të tre nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Të pandehurit i kanë kryer krimet në periudhën nga muaji shkurt deri në maj të vitit 2022.
Ata duke u paraqitur tek palët e dëmtuara si menaxherë të një kompanie, më raste edhe si persona që duan të blejnë produkte nga kompani të ndryshme, i kanë mashtruar shitësit për të u’a dhënë atyre produktet e porositura mirëpo pagesa të bëhet në takimin e ardhshëm, i cili në fakt nuk ka ndodhur më.
Dëmi i përgjithshëm material i shkaktuar nga ky mashtrim kap shifrën e 480.200 denarëve.
The post SPB Gostivar: 13 kallëzime penale ndaj 4 personave të cilët dyshohen për mashtrim appeared first on Telegrafi.