Kryeministri teknik, Oliver Spasovski pas numrit rekord të të vdekurve nga coronavirusi (11) dërgoi një apel dhe paralajmërim për qytetarët.
“Covid-19 për çdo ditë merr jetë. Numri i sotëm i madh i të vdekurve flet vetëm për një gjë: virusi është këtu, i rrezikshëm, dhe mund të jetë edhe vdekjeprurës”, thotë Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se pjesa më e madhe e qytetarëve janë pa simptoma por secili prej nesh ka rrezik.
“Ju bëј thirrje fuqishëm që të gjithë t’u përmbahemi mbrojtjes personale për ta ulur numrin e të infektuarve. E thjeshtë është. Nevojitet angazhim nga secili prej nesh për të vendosur kontroll të plotë ndaj epidemisë”, tha Spasovski duke shtuar se nëse veprohet në të kundërt edhe gjatë kohë do të luftojmë me rreziet dhe se nga secili prej nesh varet rezultati i kësaj lufte.
Ai ju bëri apel qytetarëve të mbajnë maska, t’u shmangen tubimeve më të mëdha dhe të mbajmë largësi dhe të dezinfektojmë duart./Telegrafi/
The post Spasovskit: Numri i sotëm i madh i të vdeurve flet se viorusi është këtu dhe i rrezikshëm appeared first on Telegrafi.