Spasovski: Zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së i gjen çdo të dytën ditë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një statusi në Facebook shkruan se zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së i gjen shpesh në selinë e BDI-së.

Spasovski shton se të dyja partitë po luajnë rolin e faktorizimit dhe defaktorizimit për shumë çështje, mirëpo sipas tij kjo situatë dhe këto takime nuk po sjellin rezultat.

Reagimi i plotë:

Çdo të dytën ditë një përfaqësues i lartë i OBRM-PDUKM-së është në selinë e BDI-së. Në njërën anë gjasme sulmohet OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja e defaktorizuar, e nga ana tjetër çdo dy ditë një përfaqësues i lartë i OBRM-PDUKM-së do të shkojë në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, por kjo nuk sjell rezultatet. Ata dolën dhe thanë po e heqim balancuesin. Pastaj iu desh përkrahja për Ligjin për Riorganizim, u ulën me “BDI-në e defaktorizuar” dhe thanë se do të formojmë komision në Kuvend, kështu që BDI-ja propozoi që koalicioni OBRM-PDUKM dhe BDI ta votojnë. Për të dëgjuar tani nga ministri i Administratës se balancuesi nuk po hiqet. Varet nga premtimet apo gënjeshtrat që janë thënë para zgjedhjeve.

Advertisement

The post Spasovski: Zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së i gjen çdo të dytën ditë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy