Në krizën shëndetësore, mbi të gjitha, mbështeteshim ekskluzivisht në mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, tha Kryeministri teknik Oliver Spasovski për “Utrinski Brifing”.
Ai tha se institucionet po mbajnë nën kontroll situatën, por që secili individ kishte përgjegjësi të merrej me pandeminë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Institucionet vazhdojnë të funksionojnë, që do të thotë të ballafaqim me sukses me krizën, por secili nga ne duhet të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë në zbutjen e krizës. Të gjitha analizat sugjerojnë që duhet të ulim tendencën e rasteve të reja. Por kjo nuk do të thotë që masat shëndetësore për higjienë dhe distancë nuk duhet të mos respektohen”, tha Spasovski.
Sipas tij zgjedhjet duhet të mbahen ashtu si është shkruar në Kushtetutë dhe ligjin për pjesëmarrjen e të gjitha partive me legjitimitet të plotë dhe procesin e rregullt zgjedhor.
“Nëse procesi zgjedhor përfundon siç parashikohet nga Kushtetuta, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ai nuk lë vend për interpretim arbitrar të Kushtetutës dhe për të vepruar në marrëveshje politike”, tha Spasovski./Telegrafi/
The post Spasovski: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.