Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovksi, në faqen e tij në Facebook ka shkruar në lidhje me masën e Qeverisë, për të zbutuar pasojat ekonomike nga pandemia Covid-19.

Spasovski shkruan se kartelë pagesore për të blerë prodhime vendore, do ta marrin 324.479 qytetarë, ndërsa për këtë qëllim thotë se janë paraparë 28 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kartelën pagesore ‘kupuvam domashno’ do ta marrin 324.479 qytetarë, 28 milionë euro para për qytetarët, të dedikuara për blerjen e prodhimeve vendore dhe shërbim për rifillimin e ekonomisë. Shfryetëzuesit do ta marrin kartelën thjeshtë dhe pa procedura për aplikim. Kartelat do të jepen nga bankat, tek të cilat do të lëshohen mjetet, ndërsa lista e qytetarëve është publikuar në faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk. Me vendosjen e numrit amë, çdo qytetar do të mund ta kontrollojë sa para i takojnë dhe informacione në lidhje me bakën ku do t’i lëshohet kartela. Bankat do ta dërgojnë kartelën tek adresa e qytetarit, ose ai vetë do të mund ta marrë në bankë. Bankat këtë informacion do ta publikojnë në faqen e tyre”.

“Përfituesit të kësaj janë gjithashtu të punësuarit me të ardhura të ulëta, të cilët janë 117.144 persona dhe ata do të marrin 3,000 denarë një herë. Këta janë persona që janë të punësuar dhe që për periudhën janar-prill 2020 kanë pasur të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe shtesave të pagës në shumën neto që nuk i kalon 60,000 denarë, sipas të dhënave të DAP. Ata do të marrin gjithashtu një kupon të turizmit shtëpiak prej 6,000 denarëve përmes masës për forcimin e turizmit të brendshëm nga Ministria e Ekonomisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kartelë për prodhime vendore do të marrin edhe të rinjtë, të cilët janë 87.014 dhe do t’u jepet 3000 denarë, një herë. Bëhet fjalë për persona mbi 16 vjeç dhe jo më të vjetër se 29 vjeç, të cilët përfshirë 22 maj 2020, janë pjesëmarrës aktiv në arsimin e mesëm formal dhe arsimin e lartë universitar”, shkruan Spasovski.

Ai më tej shton se këtë kartelë do të mund ta marrin edhe 4394 punonjës shëndetësor./Telegrafi/

The post Spasovski tregon personat që do të mund të marrin kartelë pagesore për prodhime vendore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";