Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me arratisjen e ish-kreut të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov.
Ai tha se informacioni për arratisjen e tij, fillimisht është marrë nga prokurorja Villma Ruskovska që ditën e shtunë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Spasovski tha se i hedh poshtë të gjitha informacionet për marrëveshje të mundshme, në lidhje me arratisjen e Mijallkovit.
“Intensivisht punojmë për informacionet për gjetjen e Sasho Mijallkovit. Sot janë bërë biseda informative me 10 persona, ndërsa janë ftuar edhe persona tjerë. Janë marrë telefonë, dokumente dhe materiale tjera. Janë siguruar incizime nga banesa të ndryshme. Vazhdojnë kontrollet në lokacione të ndryshme. Hedh poshtë të gjitha spekulimet për marrëveshje të mundshme me ndokënd. MPB i merr të gjitha masat për gjetjen e të arratisurit”.
“Të shtunën kam marrë thirrje nga Ruskovska dhe më njoftoi se Mijallkov përgatit ikje. U morëm vesh që të dërgojë kërkesë me shkrim në MPB. Pasi konfirmuam informacionin angazhuam policinë. Të dielën rreth orës 11, drejtori i BSP-së mori thirrje nga Prokuroria dhe kërkesë për informacione të reja. Rreth orës 14:40, afër hotelit Merriot është parë Mijallkov me disa persona tjerë, që janë futur në parkingjet nëntokësore. Në orë 15 është parë dalja e makinave, por nuk është parë nëse edhe Mijallkov ka qenë në makina. Pas kësaj janë vendosur polic në hotelin Meriot”, tha Spasovski.
Ai theksoi se MPB do të vazhdojë me të gjitha mjetet ta kërkojë të arratisurin, duke shtuar se të gjitha institucionet kanë detyrë të veprojnë sipas ligjeve dhe ta gjejnë Mijallkovin./Telegrafi/
The post Spasovski tregon detaje rreth arratisjes së Mijallkovit appeared first on Telegrafi.