Për dokumente personale më së shumti pritet në Shkup, por periudha e pritjes do të zvogëlohet dukshëm, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai tha se shërbimet janë duke punuar me orar pune të zgjatur si edhe gjatë fundjavave, me qëllim që qytetarët sa më parë t’i marrin pasaportat e tyre, patentë shoferët dhe letërnjoftimet.
“Krahasuar me vitin e kaluar në muajin maj kemi pasur aplikime për rreth 31.500 dokumente udhëtimi dhe rreth 42 mijë për pasaporta në qershor. Tani mesatarisht në ditë paraqiten rreth tre mijë qytetarë dhe njëmijë paraqiten përmes faqes së internetit ose në muajin maj janë caktuar 65 mijë termine për dokumente personale, ndërsa në qershor 66 mijë”, tha Spasovski.
Ai shtoi se dokumentet personale të cilat janë kërkuar deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, gjegjësisht deri më 1 korrik, janë përgatitur të gjitha.
“Nga 1 korriku jemi nisur me sistemin e ri të të dhënave, me zbatimin e emrit të ri kushtetues dhe zbatimin e Ligjit për gjuhë. Termini më i madh për pritje është në Shkup por e gjithë kjo është duke u zvogëluar. Njëherësh, me sistemin e ri për herë të parë i kemi vendosur dhjetë stacione bazë fikse në shtete dhe në Evropë, që të mos kemi më stacione mobile. Tani shtetet tona në diasporë mund të fotografohen në Përfaqësitë Diplomatike Konsullore”, theksoi Spasovski.
The post Spasovski: Shtetasit e diasporës më lehtë do t’i marrin dokumentet personale appeared first on Telegrafi.