Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se si vitin e kaluar, ashtu edhe sivjet ka kërkesë të madhe për ndërrimin e dokumenteve, marrë parasysh se deri në shkurt të vitit tjetër të gjitha dokumentet do të duhet të jenë me emrin e ri të shtetit.

Spasovski tha se në muaj rreth 50.000 qytetarë kanë bërë kërkesë për ndërrim të dokumenteve.

“Nëse bëjmë krahasim, diku deri në vitin 2019 turma më e madhe ose kërkesa për ndërrimin e dokumenteve ka qenë ka qenë gjithsesi në muajin qershosh, korrik, gusht dhe nuk kalon mbi 22.000, 23.000. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kemi pasur në muaj rreth 50.000 kërkesa për ndërrim të dokumenteve dhe këtë vit numri sillet në atë madhësi. Siç u afrua periudha e verës, kemi pasur frekuentim të zmadhuar, por ja këto ditë pak po bie”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski thotë se deri tani rreth 1 milion qytetarë kanë marrë dokumente personale me emrin e ri të shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të kemi ditëve në vijim disa propozime që gjithashtu do të ndihmojnë në relaksimin e gjithë sistemit, nëse e shohim deri tani diku rreth 1 milion qytetarë i kanë ndërruar dokumentet e tyre, do të thotë dinamika është e mirë”, tha Spasovski duke shtuar se nuk do të ketë dënime për qytetarët në rast se nuk i ndërrojnë dokumentet në afatin e paraparë.

The post Spasovski: Rreth një milion qytetarë kanë marrë dokumentet personale me emrin e ri të shtetit appeared first on Telegrafi.