Prioritet i MPB-së për vitin 2022 është prokurimi i automjeteve ekskluzivisht për punë operative të policisë, shkruan në profilin e tij në Facebook Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Prokurimi i fundit i madh i automjeteve, përkujtoi ai, është bërë në vitin 2008, shumë nga veturat në MPB janë me performancë të dobët, financat janë shpenzuar për riparime, duke ulur efikasitetin e policisë.
“Dua të theksoj se këto janë automjete të nevojshme për punën e përditshme operative të shërbimeve policore dhe jo automjete për ministra, zv. ministra, drejtorë apo zyrtarë të tjerë.
Të gjitha procedurat zhvillohen sipas planit, të gjitha për të siguruar atë që duhet për punë efikase të policisë”, ka shkruar Spasovski./Telegrafi/
The post Spasovski: Prioritet i Ministrisë së Brendshme për vitin 2022 është prokurimi i automjeteve appeared first on Telegrafi.