Spasovski prezanton pakon e tretë të masave ekonomike: 355 milionë euro për 730 mijë përfitues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Oliver Spasovski gjatë konferencës së sotme ka prezantuar pakon e tretë të masave ekonomike.
Ai tha se masat kanë të bëjnë me revitalizimin, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stimulimin e shpenzimeve dhe industrisë.
“Bëhet fjalë për ndihmë direkte të qytetarëve dhe ekonomisë. Do të përkrahen të gjitha kategori edhe ato të rrezikuar dhe tjerët. Do të shpërblehen edhe mjekët dhe personeli mjekësor në klinikat infektive”, thaOliver Spasovski.
Sipas tij këto janë masa për një ekonomi zhvilluese dhe do të stimulohet oferta ekonomike.
“Vlera e masave të treta kapin shifrën e 355 milionë eurove dhe nëpërmjet tyre do të përfitojnë 730 mijë qytetarë”, tha Spasovski.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy