Spasovski: Pesë milionë euro mbështetje për bujqësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, e theksoi mbështetjen e planifikuar për bujqësinë, e cila është pjesë e pakos së tretë qeveritare të masave ekonomike për të ndihmuar ekonominë.

Masat, ndër të tjera, përfshijnë mbështetjen e sektorit bujqësor prej pesë milionë eurove përmes Bankës së Zhvillimit, kartelë pagesore për subvencionimin e 50 për qind të naftës së gjelbër dhe stimulimin e përpunuesve të rrushit për të prodhuar produkte të reja.

“Mundësojmë edhe partneritete publike-private në sektorin e vreshtarisë dhe të duhanit, vendosim qira afatgjate të kullotave, do të ofrojmë konsolidimin e tokës bujqësore për një konkurrencë më të madhe të bujqësisë vendore, vendosim Program për financimin e mikro kompanive bujqësore, si dhe masa për modernizimin e bujqësisë”, shkruan Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Kryeministri dje në një konferencë për shtyp në Qeveri e komunikoi pakon e tretë të masave ekonomike për të ndihmuar ekonominë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy