Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e dënoi ndalimin e një banori të fshatit Gallatë dhe thotë se institucionet duhet të gjejnë zgjidhje për kishën me anë të dialogut.

“Mendoj se është e pajustifikueshme dhe dënoj paraburgimin e kujtdo në një rast si ky, dhe sigurisht që nuk duhet bërë një sjellje e tillë kur bëhet fjalë për objektet fetare, institucionet duhet të gjejnë zgjidhjen e duhur përmes dialogut”, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Ai thotë se në vend nuk duhet të ndodhin incidente ndëretnike.

Pas tensioneve të krijuara për situatën me rregullimin e truallit rreth kishës së “Sveta Petkës” në atarin e fshatit Gallatë banorët kanë mbajtur një takim mbrëmjen e djeshme. Në njoftim bëjnë me dije se distancohen nga ngjarjet dhe do të vazhdojnë të komunikojnë me bashkinë dhe institucionet e tjera për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Spasovski për rastin në Vrapçisht: Nuk duhet të ndodhin incidente ndëretnike appeared first on Telegrafi.