Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaskovski në një intervistë për TV21 tha se legalizimi i marihuanës, për momentin është vetëm një ide.
Ai deklaroi se para se të merret vendim, duhet të shikohen edhe anët pozitive edhe ato negative.
“Unë mendoj se duhet t’i mbledhim të gjitha mendimet, çka është ajo që do të fitojmë dhe çka do të humbim. Ne vetëm e kemi hapur si debat për të parë mendimet e opinionit”, tha Spasovski.
Për këtë ide fillimisht publikisht ka folur kryeministri Zoran Zaev, i cili më herët ka deklaruar se marihuana mund të legalizohet në Shkup dhe Ohër me qëllim të zhvillimit të turizmit./Telegrafi/
Advertisement
The post Spasovski për legalizimin e marihuanës: Duhet të shohim se çka fitojmë dhe çka humbim appeared first on Telegrafi.