Spasovski: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mijallkovin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë absolute tezat që tani po ngrihen se dikush ka rënë dakord me dikë për një rast të veçantë, mendoj se po mohohen njëra pas tjetrës ose përjashtohen nga njëra-tjetra. Nëse dikush ka rënë dakord me dikë, për çfarë është rënë dakord, të shpëtojë ose të kthehet para drejtësisë, cila është marrëveshja që është e ligjshme dhe me kë ishte e ligjshme?”, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.

“Nuk do të ketë marrëveshje me askënd, dhe kushdo që ka marrë ndonjë vendim në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit, duhet të sillet para drejtësisë në çdo kohë dhe të mbajë përgjegjësi.

Absolutisht, ne kemi treguar tani, dhe që nga fillimi kur procedurat u hapën, se drejtësia duhet të jetë për të gjithë në këtë vend, pavarësisht se kush është ai dhe çfarë pozicioni mban. Gjithçka çka kanë bërë institucionet tani me arrestimin e Mijallkovit dhe pamundësinë për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha Spasovski./Telegrafi/

The post Spasovski: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mijallkovin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy