Spasovski: Një pasaportë e falsifikuar mund të përpunohet për 20 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spasovski: Një pasaportë e falsifikuar mund të përpunohet për 20 mijë euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në “Utrinski brifing”, duke komentuar aferën “Mafia”, thotë se nëntë zyrtarët policorë të cilët u arrestuan në aksionin ndërkombëtar, pasaportat me identitet të rremë i kanë dhënë për para. Sipas Spasvoskit, një pasaportë e tillë mund të merren me 20 mijë euro.

Ministri Spasovski tha se aksioni ka zgjatur dy vite në mënyrë që të përfshihet sa më shum persona dhe të njohin sa më shumë informacione.

“Indiciet janë të rëndësishme, por në fund duhet ta dëshmoni. Ka shumë masa që janë ndërmarrë në kuadër të hetimit, ndërsa leje jep prokurori. Cilën do procedurë e udhëheq prokuroria dhe nga atje merren këto masa”, thotë Spasovski.


Aksion i madh brenda MPB-së, arrestohen disa policë për falsifikim të dokumenteve

Advertisement

Spasovski shton se kur ka interes që të përfshihen partnerët strategjik, nuk është e rëndësishme që të kapen disa persona, por të ketë sa më shumë dhe të shihet rruga në të cilën kanë lëvizur.

“Ideja ishte që të shohim se ku po lëvizin, pse i përdori këto pasaporta”, tha Spasovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Spasovski: Një pasaportë e falsifikuar mund të përpunohet për 20 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy