Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe sekretarja shtetërore, Magdalena Nestorovska realizuan takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer, si dhe me zëvendës-shefin e ri të Delegacionit të BE-së në vend, Ben Nupnau.

Minsitri Spasovski me këtë rast i shprehi falënderim ambasadorit Geer për përkrahjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të MPB-së dhe të Delegacionit të Bashkimit Evropian në një numër të madh të projekteve të përbashkëta si dhe për mundësinë e takimit të sotëm që të bisedojnë për më shumë çështje me interes të përbashkët.

“Në takim, mes tjerash, u bë fjalë edhe për koordinimin e MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe MPB-së të Mbretërisë së Spanjës në Konferencën e ardhshme të ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme në kuadër të BE-Ballkani Perëndimor e cila në periudhën 26 dhe 27 tetor do të mbahet në Shkup, kurse ministri Spasovski e theksoi përkushtimin në organizimin e Forumit, për të dytën herë në vendin tonë dhe gjatë kësaj duke e informuar ambasadorin Gir se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme në drejtim të organizimit të këtij eventi të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftuan sot nga MPB.

Spasovski dhe Geer biseduan edhe për tema aktuale në periudhën e ardhshme ndër të cilat edhe për zgjedhjet e ardhshme kurse në drejtim të mbrojtjes nga sulmet kibernetike. Me atë rast, ministri Spasovski theksoi se kjo është sfidë për të gjitha institucionet, për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kurse nga aspekti i MPB-së në Departamentin për Parandalimin e Kriminalitetit Kompjuterik, ekziston ekipi i cili 24 orë punon në mbrojtjen nga sulmet e këtilla. Ai informoi edhe për koordinimin e shtuar ndërinstitucional, përkatsësiht për formimin e trupit koordinativ në nivel të Qeverisë, si dhe për atë se me NATO skriningun tani më janë detektuar pikat e dobëta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund të takimit, dy bashkëbiseduesit konkluduan se hapja e Laboratorit forenzik të MPB-së me mjete të IPA fondeve të BE-së do të jetë me rëndësi të madhe për shtetin dhe rajonin, me ç’rast ministri Spasovski tha se tashmë është lëshuar leja e përdorimit dhe objekti po pajiset dhe se personalisht ai pret në afatin më të shkurtër të mundshëm në mënyrë zyrtare të hapet dhe ky objekt të lëshohet në përdorim.

 

The post Spasovski në takim me Geer: Jemi të përkushtuar në organizimin e suksesshëm të Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";