“Në luftën kundër migracionit të paligjshëm – në gjysmën e parë të vitit 2023, ne shtypëm një grup të organizuar kriminal prej 17 anëtarësh, u parandaluan 5018 tentativa për kalime të paligjshme, u zbuluan 36 raste të kontrabandimit të 286 emigrantëve, 28 persona u ndoqën penalisht”.
Kështu ka njoftuar në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai ka shkruar se janë arritur rezultate të shkëlqyeshme në bashkëpunim me FRONTEX.
“Falë funksionimit të Marrëveshjes FRONTEX ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne po shënojmë rezultate të larta në luftën kundër migrimi ilegal”, shtoi Spasovski./Telegrafi/
The post Spasovski: Në gjysmën e parë të vitit 2023 janë parandaluar 5.018 tentime për kalime ilegale appeared first on Telegrafi.