Spasovski: LSDM kërkon rritje të pagave për policët dhe të gjithë të punësuarit në MPB

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM ka dorëzuar amendamentin për rritjen e pagave të policëve dhe të gjithë punonjësve të MPB-së për 20 për qind. Me këtë do t’i motivojmë forcat e sigurisë, të cilat janë gjithmonë në vijën e parë të frontit në çdo krizë me të cilën ballafaqohet vendi, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski para Komisionit për financim të buxhetit.

Ai theksoi se këtë amendament e kanë dorëzuar sepse në propozim-buxhetin nuk ka mjete financiare që parashikojnë rritje të pagave.

“Sipas shkresës së dorëzuar nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë, ata nuk e kanë njoftuar për gjendjen e pagave dhe kërkesa është që ajo të rritet për 20%. Kjo është arsyeja e parë dhe themelore që duhet të dorëzohet ky amendament”, tha Spasovski.

Ai theksoi se sipas analizave të bëra, kudo në rajon ka rritje të pagave në forcat e sigurisë, duke shtuar se në Mal të Zi pagat janë rritur për 100%, në Serbi për 45%, në Bosnje dhe Hercegovinë për 40%, në Shqipëri me 20%, Kosovë me 30 për qind.

Advertisement

“Në 7 vitet e fundit rritja e pagave ishte 25 për qind, ndërsa në dy vitet e fundit për punonjësit e policisë me 10 për qind. Ne duhet të bëjmë gjithçka dhe duke votuar këtë amendament të tregojmë se kemi respekt për të gjithë ata që kujdesen për sigurinë e vendit tonë. Askush nuk dëshiron të flasë për këto shërbime kur kushtet janë të qeta, por nëse nuk investojmë në polici në këtë periudhë të qetë, do ta paguajmë shumë shtrenjtë në kohë krize”, tha Spasovski.

Në momentin kur Spasovski fliste për amendamentin, u shpërndanë informacione se po nënshkruhet Marrëveshja Kolektive ndërmjet sindikatave për të punësuarit në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe në shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ku do të rriten pagat me 30 për qind.

The post Spasovski: LSDM kërkon rritje të pagave për policët dhe të gjithë të punësuarit në MPB appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy