Spasovski kontrollon me helikopter: Prioritet i MPB-së, parandalimi i prerjeve të paligjshme të druve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se krahas masave parandaluese, seriozisht punohet edhe në masa represive në zbulimin e prerjeve të jashtëligjshme të pyjeve.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga viti 2017 deri në gjysmën e parë të vitit 2023, në kuadër të aktiviteteve operative janë ngritur 919 kallëzime penale për gjithsej 1.150 vepra penale që kanë të bëjnë me prerje të paligjshme të pyjeve, janë raportuar 1.439 autorë, janë sekuestruar 97.000 m3 dru.

“Tani kemi filluar me mbikëqyrjen e zonave pyjore me Departamentin e Njësive të Aviacionit, së bashku me njësitë speciale të policisë lëvizin në vende të mundshme ku kemi raportime për shkatërrim të pyjeve dhe i gjejmë dhe i kapim në vend. Kemi pasur disa aksione në Shkup, Strugë… Është një modus operandi që punojnë policët, që në momente ku janë, në vendet ku kryejnë prerje të paligjshme – t’i gjejmë në vend dhe këtu ne praktikisht sigurojmë të gjitha provat për këtë vepër penale, ky është prioriteti kryesor i MPB-së. Natyrisht, fluturimet e tilla janë të mira edhe për monitorimin e kufirit shtetëror, për procesin e migrimit, funksionimin e shërbimeve kufitare – e gjithë kjo për të përmirësuar gjendjen e sigurisë”, tha ministri Spasovski.

Me ndihmën e helikopterëve nga Departamenti i Njësive të Aviacionit në MPB-së, tha Spasovski, përveç masave parandaluese, po punohet seriozisht edhe në masat represive për zbulimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve.

Advertisement

The post Spasovski kontrollon me helikopter: Prioritet i MPB-së, parandalimi i prerjeve të paligjshme të druve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy