Spasovski: Kontrolli i armëve është parakusht për ndërtimin e bashkësive të sigurta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kontrolli mbi armët është parakusht i fuqishëm për ndërtimin e bashkësive të sigurta dhe pritjet janë se të dy sistemet do të ndihmojnë të parandalohen dhe në mënyrë të ndjeshme të reduktohet oferta, kërkesa dhe keqpërdorimi i armëve të zjarrit”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në prezantimin e sotëm të rezultateve nga projekti “Përmirësim i praktikave nacionale për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta dhe ndërtim të bashkësive rezistuese.

Këto aktivitete u realizuan si pjesë e projektit “Përmirësimi i praktikave nacionale për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta dhe ndërtim të bashkësive rezistuese”, të cilin e zbaton UNDP-ja me përkrahje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Përmirësimi i Regjistrit për Armë mundëson përcjelljen e armëve nga hyrja në shtet në pikë kalimet kufitare, deri në blerësin e fundit. Nga ana tjetër, Sistemi i ri informativ policor paraqet vegël moderne për evidentim elektronik, përcjellje dhe analizë me incidentet të lidhura me armët.

“Kontrolli mbi armët është parakusht i fuqishëm për ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe pritjet janë se të dy sistemet do të ndihmojnë të parandalohen dhe në mënyrë të ndjeshme të reduktohet oferta, kërkesa dhe keqpërdorimi i armëve të zjarrit. Si rezultat i kësaj pune me përkushtim të ekipeve të MPB-së dhe UNDP-së, sot mundemi të flasim për dy sisteme informative të cilat janë të lëshuara në produksion dhe në etapa po zbatohet procesi i trajnimit të vendeve të punës në sistemin informativ policor dhe futja e të dhënave në sistemin për regjistrimin e armëve”, deklaroi ministri Spasovski.

Advertisement

Zëvendësambasadori i RF të Gjermanisë, Oto Graf, theksoi se qëllimi kyç këtu është që të krijohen bashkësi të cilat janë rezistuese në dhunë.

“Armët e vogla dhe të lehta paraqesin rrezik serioz për sigurinë në rajon. Maqedonia e Veriut në mënyrë të duhur dhe me sukses të madh është e përkushtuar në përmirësimin e praktikave të lidhura me armët e vogla dhe të lehta. Gjermania në masë të madhe i vlerëson përpjekjet e këtilla dhe mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këtë proces”, deklaroi Oto Graf, zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë.

The post Spasovski: Kontrolli i armëve është parakusht për ndërtimin e bashkësive të sigurta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy