Spasovski: Kemi plan të posaçëm për natën e 31 dhjetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i MPB-së në ‘Studio 10’ u bëri thirrje qytetarëve që të festojnë festat e fundvitet në mënyrë të përgjegjshme pa pasur grupime.

“Për një familje me 4, 5, 6 anëtarë nuk është problem, problem është se shtëpitë në vendet turistike jepen për 20, 30 madje edhe për 40 persona. Tani numri i këtyre shpalljeve ra dukshëm menjëherë pasi nisëm me thirrje dhe kontrolle. Ne kemi plan të posaçëm për natën e 31 dhjetorit si dhe për ditën e ardhshme, më 1 janar”, tha Spasovski.

Ai theksoi se prania e policëve gjithmonë ka qenë e përforcuar në vit të ri dhe në festat tjera të janarit për shkak se duhet të mbahet rendi dhe qetësia publike.

“Sa i përket festave fetare ne do të përpiqemi të bisedomë me bashkësitë fetare, me Komisionin për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare po edhe do të mbajmë mbledhje në Qeveri nëse është e nevojshme. Në fund duhet të marrim vendim i cili nuk do ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve”, thotë Spasovski/Telegrafi/

Advertisement

The post Spasovski: Kemi plan të posaçëm për natën e 31 dhjetorit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy