“Është mirë që u mbajt debat publik ku ekspertët dhanë mendimin e tyre se si të rritet siguria në komunikacion, pas rastit tragjik të vrasjes së Frosna Kulakova e cila humbi jetën në Shkup. Përgjigja është që institucionet të forcojnë sistemin, parandalimin, kontrollin, jo selektivitetin, ta bëjnë “safe city” funksional, por edhe të ndikojë në ndërgjegjësimin e publikut”. Këtë e tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Ai theksoi se siguria në komunikacion dhe siguria e përgjithshme janë përgjegjësi e të gjithëve.
“Këto tema nuk duhet të politizohen. LSDM ka qëndrim të qartë dhe ne jemi konstruktiv dhe do të pranojmë çdo propozim të mirë për forcimin e sistemit të sigurisë në vend”, tha Spasovski.
Ndërsa në lidhje me kërcënimet hibride, Spasovski theksoi deklaratat e ndryshme të OBRM-PDUKM-së si pushtet dhe si opozitë.
“Unë dhe kolegët e mi nga LSDM-ja kemi pasur të njëjtin reagim edhe atëherë edhe tani. Ky është një fenomen që institucionet duhet ta marrin seriozisht dhe qytetarët duhet të ndjejnë se kanë siguri nga shteti. Ndryshe nga ne, OBRM-PDUKM-ja zgjodhi të sulmojë qeverinë pa paraqitur argumente. Për shembull, deklaratat e OBRM-PDUKM-së në atë kohë ishin: Qeveria nuk mund të sigurojë paqe në shkolla. Ose Janevska thoshte: Ne i bëjmë thirrje MPB-së të bëjë punën e saj dhe të sigurojë shkollat 24 orë në ditë. Sot kur Janevska është ministre thotë: Për kërcënime me bombë shkollat duhet të bëjnë siguri fizike. Çfarë do të thotë të vendosësh siguri fizike? Dikush duhet të paguajë për këtë. Tani, a do t’i ngarkojmë prindërit me pagesën për këtë? Janevska nuk duhet të thërrasë shkollat, por të sigurojë mjete në buxhet për t’i mbuluar ato shpenzime. Ka ndodhur tani dhe mund të ndodhë edhe 100 herë”, tha Spasovski.
The post Spasovski: Institucionet duhet ta forcojnë sistemin për sigurinë në komunikacion dhe në shkolla appeared first on Telegrafi.