“E Majta” nuk ka dërguar nismë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar dekretin e Qeverisë me të cilin pas një viti uniformat dhe emblemat e policisë do të jenë në dy gjuhë, në komunat ku të paktën 20% e popullatës flasin gjuhën shqipe.
I pyetur nëse një vendim i gjykatës ndaj dekretit mund të sjell pasoja juridike në zbatimin e tij, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se për kushtetutshmërinë e dekretit duhet të flet gjykata.
“Për këtë do të flasë Gjykata Kushtetuese, unë nuk mund të parashikoj. Të presim nëse do të ketë një nismë të tillë dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Nga ana tjetër zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi tha se në njësitin “Tigri” do të ketë shqiptarë. Njësia elitare do të marr edhe kadetë nga Idrizova.
Përzgjedhja dhe kontrolli i kandidatëve për njësitin “Tigri” do të fillojë muajin e ardhshëm. /Alsat/
The post Spasovski: Gjykata do ta thotë fjalën e fundit për dy gjuhësinë në uniformat e policisë appeared first on Telegrafi.