Spasovski: Do të kontrollohet nëse ka rritje të çmimeve të prodhimeve vendore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, sot njoftoi se ka dhënë urdhër që shërbimet inspektoriale të kontrollojnë nëse ka dhe ku ka shtrenjtime të prodhimeve vendore, pas masës për kartelë pagesore.

Spasovski tha se ka pasur reagime nga qytetarët, ndërsa pret që kjo të zgjidhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka disa reagime nga qytetarët. Tashmë kam dhënë urdhër që shërbimet inspektoriale të kontrollojnë shitjet me pakicë dhe të shohim se për çfarë bëhet fjalë – nëse për rritje të çmimeve të lëndëve të para, me çka rritet edhe çmimi i prodhimeve, ose për diçka tjetër. Të shohim çfarë do të thonë organet inspektuese për këtë çështje, e cila nuk është masive, por është në disa shitore”, tha Spasovski.

Ndryshe, qytarët raportuan se ka rritje të madhe të çmimeve të produkteve vendore, pas vendimit të Qeverisë që për më shumë se 300 mijë qytetarë, të jep kartelë pagesore për prodhime vendore./Telegrafi/

Advertisement

The post Spasovski: Do të kontrollohet nëse ka rritje të çmimeve të prodhimeve vendore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy