Ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski do të marrin apanazh. Shuma e kompensimit do të jetë si paga që personi i emëruar ka marrë derisa ka qenë në detyrë.
Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Nenit 4 të Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Pagat dhe Kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruara, shuma e apanazhit që do të marrë ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë 156.482 denarë, ndërsa ajo e Oliver Spasovskit – 153.037 denarë, aq sa kanë qenë pagat e tyre derisa ishin në detyrë.
Krahas së drejtës së apanazhit, Kovaçevski ka kërkuar dhe ka marrë të drejtën e përdorimit të automjetit zyrtar, gjë që i lejohet sipas Ligjit për Automjetet.
Ndryshe, kujtojmë se para disa muajsh paga për zyrtarët u rrit për 78 përqind./Telegrafi/
The post Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit appeared first on Telegrafi.