Spasovski dhe Çulev dëshmuan për softuerin e blerë nga Rashkovski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe ish Ministri Teknik, Naqe Çulev, gjatë javës së kaluar u morën në pyetje si dëshmitarë në Prokurorinë Themelore Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Të dy dëshmuan për softuerin e prokuruar nga ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, me vlerë 81.000 euro, i cili ishte menduar për Ministrinë e Brendshme, ndërsa nga Ministria deklaruan se ata as nuk e dinin që një program i tillë ishte blerë dhe as nuk kishin nevojë për to.

Të mërkurën, kreu aktual i policisë, Spasovski, u thirr si dëshmitar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Publike dhe dha një deklaratë, ndërsa të enjten, paraardhësi i tij Çulev bëri të njëjtën gjë./Telegrafi/

The post Spasovski dhe Çulev dëshmuan për softuerin e blerë nga Rashkovski appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy