Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me ambasadoren amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes.

Siç njoftojnë nga MPB, partneriteti dhe bashkëpunimi i shkëlqyer që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ja e kanë kultivuar me dekada është rikonfirmuar edhe në takimin e sotëm.

“Theksi i takimit u vendos në projektet e vazhdueshme të cilat me mbështetjen e Ambasadës amerikane realizohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe formave të tjera të krimit të organizuar, me qëllim forcimin e sigurisë së shtetit”, kumtuan nga MPB-ja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Spasovski – Byrnes: Shkupi dhe Uashingtoni kanë ushqyer partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyer për dekada appeared first on Telegrafi.