Profesori Aleksandër Spasenovski vlerëson se për vendin tonë, numri prej 5 nënkryetarësh është i lartë duke marrë parasysh se nuk bazohet në nevojat administrative të punës së Kuvendit. Sipas Spasenovskit, kjo nuk përkon as me nevojën për racionalizimin e posteve në vendin tonë, duke filluar nga numri i ministrave por edhe ai deputetëve.

Kriteret për numrin prej 5 nënkryetarëve janë në mënyrë më të madhe politike dhe më pak administrative, ose kritere që lidhen me përmirësimin e performancës së Kuvendit. Demokracia është punë e shtrenjtë, me këtë pajtohem. Por numri prej 5 nënkryetarësh paraqet zgjidhje politike që ka për qëllim t’i kënaqë të gjithë segmentet dhe partitë politike që janë pjesë e shumicës. Çështja e nënkryetarit e hap debatin e madh për racionalizimin e institucioneve në vendin tonë, duke u nisur nga numri i ministrave, numri i deputetëve, deri te numri i nënkryetarëve”, tha Aleksandër Spasenovski./Alsat/

The post Spasenovski: Numri i nënkryetarëve në Kuvend, i lartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";