Sot Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të zgjedh 5 prokurorë në Prokurorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Zgjedhja e prokurorëve është pika e pestë në seancën që do të mbahet sot, ndërkaq tashmë një muaj, në këtë prokurori popunohet me 5 prokurorë më pak për arsye se në shkurt, 5 prokurorëve u skadoi mandati.
Më herët, shefja e kësaj prukurorie u shpreh se funksionojnë me vështirësi, ndërsa në gjykime nga 1 shkurti shkojnë vetëm prokurorët me mandat.
Për 5 vendet e lira, në garë janë 10 prokurorë të cilët konkurruan në konkursin në dhjetor, ndërsa në mesin e tyre janë edhe prokurorët të cilëve u mbaroi mandati siç janë Ivana Trajçeva, Marija Gjorgeva, Valentina Beslimovska, Suzana Mireçeska – Kuzmanovska dhe Engjëllushe Kadriu Lleshi.
Pesë prokurorët tjerë janë Zllatko Bikovski, Elizabeta Josifovska, Natasha Saramandova, Imran Osmani dhe Arsim Ademi./Telegrafi/
The post Sot zgjidhen prokurorët që do të jenë pjesë e ekipit të Ruskovskës appeared first on Telegrafi.