Sot votojnë 716 persona me Covid-19 dhe në vetizolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot do të votojnë 716 persona me Covid-19 dhe në vetizolim, nesër 8.852 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë

Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa nga persona pozitivë me koronavirusin ose në vetizolim për votim, që do të realizohet sot si pjesë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Mbi 770 kërkesa të tilla janë pranuar nga KZK-të, dhe nga gjithsej 80 komuna, do të votojnë 57 pacientë me Covid-19 dhe persona në vetizolim.

Nesër do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, personat në burgje, ata në shtëpitë e pleqve dhe ata nën arrest shtëpiak.

Advertisement

Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga 9.499 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe me sëmundje kronike të regjistruar në KZK, janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët, në përputhje me udhëzimet e Komisionit, dorëzuan dokumentacionin e duhur mjekësor për të dëshmuar se ata kanë nevojë për të votuar në shtëpinë e tyre. Nesër, votimin do ta realizojnë këshillat zgjedhorë.

Për krahasim, në zgjedhjet e kaluara, për të votuar u regjistruan vetëm 3.540 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

The post Sot votojnë 716 persona me Covid-19 dhe në vetizolim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy