Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisioni për sëmundje infektive sot pritet të vendosin se si në kushte pandemie do të organizohet viti i ri shkollor 2020/2021 në Maqedoninë e Veriut.
Këto dy institucione do të vendosin se si dhe në çfarë kushte do të ketë mësim. Epidemiologët paraprakisht janë të mendimit që fëmijët në shtator të kthehen në bankat shkollore, por të ketë protokolle të veçanta dhe të saktësuara të kontrolleve dhe përkujdesjes.
Epidemiologët rekomandojnë që atje ku ka klasa me më pak fëmijë, të ketë mësim të rregullt, ndërsa në klasat me më shumë fëmijë të ketë mësim me orë të shkurtuara, ose mësim i kombinuar. Mësimi i kombinuar planifikohet të jetë në dy grupe, ashtu që njëri grup mëson në klasa dhe më pas online, dhe kështu anasjelltas.
Megjithatë, përkundër këtyre rekomandimeve, fjalën e fundit do ta ketë Ministria e Arsimit, ku sot pritet vendimi i saj.
Epidemiologët theksojnë se fëmijët deri në moshën 10 vjeçare vështirë mund të sëmurën nga koronavirusi, por ata mund të jenë përcjellës të virusit, andaj të gjithë fëmijët duhet të posedojnë maska në shkollë dhe t’i nënshtrohen rregullave për dezinfektimin e duarve.
The post Sot vendimi për fillimin e vitit shkollor në Maqedoni appeared first on Telegrafi.