Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e zv.ministrave në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri. Vazhdimi i seancës u planifikua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për në orën 14:00, por, siç njoftoi ai, është e mundur që të zgjatet për shkak të kryesimit të Këshillit për Siguri tek presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Kryeministri Zoran Zaev, dje në elaborimin para deputetëve për listën e propozuar të zëvendësministrave, theksoi se pret nga ata të kyçen në realizimin e prioriteteve të Qeverisë.

Zaev tha se Qeveria edhe më tutje do të mbetet e orientuar drejt realizimit të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilat, siç tha, kanë mundësuar anëtarësimin në NATO dhe vendim për fillim të negociatave me BE-në.

Propozimin për zgjedhje të zëvendësministrave Qeveria deri tek Kuvendi e dorëzoi të premten e kaluar.

Advertisement

Në seancën e djeshme para se të fillojë debatin për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri, pas dorëheqjes së deputetit Damjan Mançevski, Kuvendi e ka verifikuar mandatin e deputetit Dime Velkovski./Telegrafi/

The post Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e zv.ministrave në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy