Sot vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Prokuroria Speciale në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Intervistimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nga ana e Prokurorisë Ppeciale për krime të luftës në Kosovë, që filloi dje paradite në hapësirat e misionit juridik ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, EULEKS, pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Intervistimi i parë i Ahmetit filloi dje në orën 9:30 dhe zgjati deri në orën 18:00, kur ai u largua nga selia e EULEKS-it, me ç’rast nuk dha deklaratë për mediumet. Deri më tani nuk ka kurfarë informata lidhur me intervistën, as nga Ahmeti, as nga organet ndërkombëtare të hetuesisë para të cilave ai dha deklaratë.

Edhe pse tani për tani nuk ka paralajmërime zyrtare, as nga lideri i BDI-së, as nga Dhomat e specializuara për Kosovën, siç është emri zyrtar i gjykatës, sipas praktikave të deritanishme të Prokurorisë speciale, pritet intervista të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas mediumeve kosovare, si dhe sipas disa mediumeve ndërkombëtare, Ahmeti është thirrë nga Gjykata ndërkombëtare, selia e së cilës është në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit, si një nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që nga themelimi i saj dhe pjesëmarrës aktiv në luftën e Kosovës në vitin 1998-99.

Advertisement

Dhomat e specializuara për Kosovën, që në opinionin kosovar njihen si “Gjykata për UÇK-në”, i udhëheqin prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë. Ftesë nga Prokuroria speciale, në cilësinë e të dyshuarve dhe dëshmitarëve për krime kundër popullatës civile shqiptare dhe serbe në Kosovë gjatë dhe pas luftës së fundit me Serbinë, sipas informatave të deritanishme, kanë marrë mbi 300 ish-udhëheqës dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe dy nga themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

The post Sot vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Prokuroria Speciale në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy