Sot vazhdoi gjykimi për Vlladimir Pançevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot vazhdoi gjykimi për ish kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevskin. Procesi po zhvillohet në gjykatën e Velesit. Pançevski përsëri tha se nuk e kupton akuzën dhe kjo ishte arsyeja pse gjykatësi që e gjykon ia shpjegoi nga fillimi. Avokatët e tij kërkuan që ai të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Sot si dëshmitarë në sallën e gjyqit u ftuan edhe Ushtruesi i Detyrës kryetari i Penales, Stojançe Ribarev si dhe shefi aktual i njësisë së Shkupit Ivan Xholev. Pançevski është akuzuar për manipulim të sistemit AKMIS dhe për shkak se ai çështjet në vend se në mënyrë elektronike i ka shpërndarë në dorë tek gjykatës për të cilët ka menduar se janë të besueshëm

The post Sot vazhdoi gjykimi për Vlladimir Pançevskin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy