Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.345 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 373 raste të reja pozitive.

Prej tyre në Shkup-155, Prilep – 47, Kavadar – 23, Ohër – 22, Kumanovë – 20, Tetovë – 17, Strugë – 10, Manastir – 9, Veles, Strumicë dhe Berovë – 7 secili, Stip, Kriva Pallanka dhe Dellçevë – 6 secili, Negotinë – 5 , Dibër dhe Vallandovë – nga 4, Gostivar, Koçan, Resnjë, Probishtip dhe Kratovë – 3, Gjevgjeli – 2 dhe Kërçovë – 1.

Nga MSH bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 309 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 98.174, prej të cilëve 88.778 janë shëruar, ndërsa 3.018 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (18 shkurt) është 6.378./Telegrafi/

The post Sot tetë viktima dhe 373 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.