Sot tetë viktima dhe 264 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon, se në 24 orët e fundit janë kryer 1.846 teste, ndërsa janë regjistruar 199 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup – 80, Ohër – 19, Kavadar -19, Tetovë -14, Prilep – 13, Kumanovë – 9, Gostivar dhe Veles nga 7, Strumicë dhe Gjevgjelia nga 6, Manastir dhe Strugë nga 5, Sveti Nikollë, Resnja dhe Dellçev nga 2, Shtip, Koçan dhe Kratov nga 1.

Instituti për Shëndet Publikë sot regjistroi 264 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë raportuar gjithsej 8 viktima, 2 pacientë nga Koçani (74, 70), nga një Shkupi (76), Resnja (88), Kavadari (77), Gostivari (70), Gjevgjelia (63) dhe Manastiri (65). Të gjithë pacientët vdiqën në spital./Telegrafi/

Advertisement

The post Sot tetë viktima dhe 264 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy