Këshilli Kombëtar për Eurointegrime sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë për konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, për zgjerimin dhe Procesin e stabilizimit dhe asociimit.

Vendet – anëtare të BE-së në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme (GAK) më datën 14 të këtij muaji, nuk arritën marrëveshje për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të këtij viti edhe krahas shpresave të prezentuara publikisht të kryesimit slloven për fillimin e negociatave me të dyja vendet këtë vit.

Në konkluzionet e takimit mungoi përcaktuesi kohor “deri në fund të vitit” si afat për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën.

The post Sot seancë e Këshillit Kombëtar për Eurointgerime, do të diskutohet për konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";