
SPB Shkup i njofton qytetarët se më 13.04.2025 (e diel) me fillim në ora 10:00, për shkak të zhvillimit të garës rrugore, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.
Itinerari i lëvizjes do të fillojë nga bulevardi “Ilinden” përballë shatërvanit Lotus (nisja dhe caku) drejt e përgjatë bulevardi “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori” ku bëhet një gjysmërreth prapa nëpër bulevardin “Ilinden” deri te caku shatërvani Lotus, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet në rrugët përreth.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.
The post Sot regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup appeared first on Telegrafi.