Sot përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Gjendja e jashtëzakonshme tetë ditore e shpallur nga Presidenti Stevo Pendarovski skadon sot me qëllim që të kryhen përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjendja e fundit, e pestë, e jashtëzakonshme u shpall në 15 qershor pasi u arrit marrëveshje midis drejtuesve të LSDM-së, Zoran Zaev dhe opozitës së OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Kreu i shtetit e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme me nevojën për të mundësuar përgatitjen për zgjedhje, dhe veçanërisht zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në kushtet e pandemisë me Covid-19. Gjendja e jashtëzakonshme tetë ditore u shpall për të marrë vendimet dhe protokollet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillimisht ishin caktuar për 12 prill, por për shkak të krizës me coronavirusin dhe shpalljes së gjendjes së parë të jashtëzakonshme në mars, fushata zgjedhore u pezullua me një dekret qeverie. Pas javësh bisedimesh të pasuksesshme, konsultimesh dhe disa takimesh së liderëve me Presidentin, qeveria dhe opozita më në fund arritën marrëveshje në mes të këtij muaji q[ zgjedhjet të mbahen në 15 korrik.

Advertisement
Lexo po ashtu:

Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për tetë ditë

Sipas listave të paraqitura në KSHZ, 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Advertisement

The post Sot përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy