Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se sot ose më së voni nesër, do të publikohen emrat e personave që nuk dëshirojnë t’i pranojnë vendimet për vetizolim.
Ai tha se bëhet fjalë për 450 vendime të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këtë mëngjes diskutuam në mbledhje të Komisionit për Sëmundje Infektive si ta zgjedhim këtë problem. Bëhet fjalë për 450 vendime për të cilët pritëm ndihmë edhe nga MPB, por ata nuk i ndanë dhe i kthyen pas. Me siguri sot ose më së voni deri nesër do të fillojmë t’i publikojmë. Është e thjeshtë, njerëzit nuk janë të kapshëm, ose kanë dhënë të dhëna të rrejshme në listat anketuese”.
“Ata jenë njerëz me rrezik të lartë nëse janë bartës të virusit asimptomatik dhe nëse lëvizin në mes njerëzve dhe nuk e respektojnë vetizolimin, mund ta shpërndajnë virusin. Mendoj se këto ditë edhe kjo do të zgjidhet”, tha Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Prilep./Telegrafi/
The post Sot ose nesër do të publikohen emrat e personave që refuzojnë vendimet për vetizolim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.